Për shëndet të mirë, kontrolloni gjëndrën tiroide

Këshilla mjekësore

Për shëndet të mirë, kontrolloni gjëndrën tiroide

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Hipotiroidizmi ( ose ulja e funksionit të gjëndrës tiroide) ndodh atëhere kur gjëndra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone.

Hipotiroidizmi përben 90% të gjithë çrregullimeve të tiroides dhe prek më shumë femrat.

Ajo shkakton: Lodhje, ndjesi të ftohti, kapsllëk, lëkurë të thatë, shtim në peshë, fryrje në fytyrë, ngjirje e zërit, dobësi muskulare, nivel i lartë i kolesterolit në gjak, flokë të hollë, rrahje të ulëta të zemrës, depresion.

Megjithëse secili prej nesh është i rrezikuar nga hipotiroidizmi, ka një kategori njerëzish që konsiderohen me rrezik më të lartë për t’u prekur, siç janë;

Gratë, sidomos ato mbi moshën 60 vjeç.
Personat që vuajnë nga sëmundje autoimmune.
Njerëzit me histori familjare të sëmundjes së tiroides.
Ata me sëmundje të tjera si, Artrit Rheumatoid ose lupus, gjendje inflamatore kronike.
Ata që janë trajtuar me jod radioaktiv ose medikamente antitiroide.
Personat që kanë marrë rrezatim në qafë ose në pjesën e sipërme të gjoksit.
Personat që kanë kryer kirurgji të tiroides.
Gratë që kanë patur shtatzëni, ose që kanë kryer lindje brenda gjashtë muajve të fundit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat