Çfarë duhet të dish para se të shkosh te një psikolog?

Këshilla mjekësore

Çfarë duhet të dish para se të shkosh te një psikolog?

Më: 28 maj 2022 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Vendimi për të shkuar te një psikolog është shumë i guximshëm dhe ne jemi shumë krenarë për ty dhe ndërkohë që ti nis rrugëtimin tënd, ne të japim disa këshilla se ç’duhet të dish para se të shkosh te një psikolog.

Shëno traumat apo situatat që të japin ankth apo mërzi

Kjo do të të ndihmojë shumë që të dish se çfarë të shqetëson dhe të shkakton ankth apo gjendje depresive.

Informohu rreth psikologut/ es, fushën e ekspertizës, mëso nga eksperiencat e të tjerëve

Pyet të tjerët, lexo përshtypjet e pacientëve të mëparshëm. Sa më shumë të dish, aq më mirë është.

Informohu rreth qasjes së psikologut/ es mbi raste të ngjashëm me tëndin

Një psikolog/ e mund të të flasë ashpër dhe të të tregojë të vërtetën, dikush tjetër mund të jetë më i/ e butë. Qasja e tyre ndryshon, ndaj duhet të dish ku përshtatesh më mirë.

Komuniko hapur dhe qartë, pasi psikologët nuk mund të të lexojnë mendjen

Mundohu ta sqarosh sa më qartë problemin dhe mendimin tënd, në mënyrë që profesionisti të të kuptojë sa më mirë.

Psikologu/ ia nuk shokohet nga traumat, eksperiencat, apo mendimet e tua

Për ty mund të jetë gjëja/ veprimi më i rëndë në botë, për atë është thjesht një tjetër rrëfim.

Mund ta takosh vetëm në zyrë, askund tjetër

Harroje mundësinë e kafenesë, restorantit, etj.

Nuk është miku yt/ mikja jote, por një profesionist/ e që do të të ndihmojë të arrish mirëqenien që do në aspektin e shëndetit mendor.

Ti mund ta trajtosh si mik/ e, por ai/ ajo jo.

Mos prit mrekulli dhe progres që në seancën e parë

Edhe truri është organ dhe rikuperimi i tij kërkon kohën e vet dhe konsistencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat