2 gjëra që s'duhet t'ja thoni dikujt që vuan nga depresioni

Këshilla mjekësore

2 gjëra që s'duhet t'ja thoni dikujt që vuan nga depresioni

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 23:52
Foto ilustrim

Nuk është sekret që shumë njerëz në botë vuajnë nga depresioni dhe një prej gjërave më të rëndësishme është të kesh njerëz që të qëndrojë pranë. Fatkeqësisht, ndodh që njerëzit që na gjenden afër jo gjithmonë dinë të flasin siç duhet. Padashje, shpesh bëjmë komente që mund ta lendojnë personin përballë ndonëse qëllimi është gjithmonë i mirë. 

Thënë këtë, ka kryesisht 2 gjëra që nuk i thuhen për asnjë arsye në botë dikujt që po përpiqet të zgjidhë problemet e shëndetit mendor.

1. "Çfarë arsye ke për të qenë në depresion?"

E kuptojmë që qëllimi juaj është i mirë dhe se po përpiqeni t'i thoni që nuk ka asnjë problem madhor në jetë që ta çojë në këtë gjendje, por mos e bëni. Ekziston një keqkuptim në shoqërinë tonë që e percepton depresionin si gjendje "rreth diçkaje". Depresioni s'është gjendje që vjen si pasojë e një reagimi dhe personi nuk e zgjedh të jetë aty ku është. Edhe nëse dikush është në gjendje depresive si pasojë e një ngjarjeje që i ka ndodhur në jetë, t'i pyesni pse është si të mos i jepni rëndësi ndjesive dhe problemeve të tij me shëndetin mendor. Duket sikur në një mënyrë tjetër po i thoni "po tregohesh budalla që e le veten deri në këtë pikë". 

Njerëzit nuk mund ta kalojnë stresin apo ankthin me një buton dhe komentet e pamenduara mirë, thjesht e përkeqësojnë gjendjen. 

Në vend të kësaj fjalie mund t'i thoni: "E di që nuk je ndjerë mirë kohët e fundit. Erdha të shoh nëse mund të ndihmoj me diçka."

2. "Mendo gjëra të bukura! Harro!"

Eshtë 100% e sigurt që kushdo që është përballur me depresionin ka dëgjuar të paktën 1 herë një koment të tillë. Ju mendoni se është vërtetë kaq e thjeshtë të "mendosh pozitivisht"?! 

Që të ndodhë diçka e tillë, duhet terapi, shumë punë dhe mbështetje pasi duke thënë thjesht "mendime të bukura" ja vështirësoni edhe më gjendjen emocionale. 

Në vend të kësaj mund t'i thoni: "Çfarë të ka ndihmuar më shumë ta kalosh këtë?" Kështu i jepni një alternativë reale dhe e shtyni të bëjë gjëra që e çojnë drejt një gjëndjeje më të mirë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat