5 simptomat e pazakonta të kancerit të lëkurës që nuk duhet të injoroni kurrë

Këshilla mjekësore

5 simptomat e pazakonta të kancerit të lëkurës që nuk duhet të injoroni kurrë

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 17:07
Ilustrim

Shumicën e rasteve, 99 nga 100 raste, kanceri i lëkurës është qartësisht i dukshëm jashtë trupit (edhe pse nuk është gjithmonë aq e lehtë të përcaktosh nëse një nishan, puçërr ose njollë në lëkurë është malinje).

Sigurisht, nëse melanoma ka avancuar, në varësi të vendndodhjes, mund të shkaktojë dhimbje në trup, kokë ose simptoma të tjera në lëkurë. Por, në këtë rast mund të keni një masë tumorale shumë të madhe në lëkurë, që nuk mund t’ju shpëtojë pa e vënë re.

Qëllimi është të diagnostikohet sëmundja para se të ketë avancuar dhe të bëhet i mundur trajtimi i saj. Kjo arrihet vetëm duke njohur simptomat e para paralajmëruese të melanomës. Ja cilat janë 7 shenjat që duhet të dini, nëse ju ndodh të jeni pjesë e 1% të të pafatëve:

1. Gjëndrat poshtë lëkurës: Nuk mund t’i shihni. Por, nëse i ndieni gjëndrat poshtë lëkurës, sidomos në pjesë si ije, sqetull apo qafë, mund të jenë tregues i kancerit të lëkurës që është përhapur në nodujt limfatikë. Rregulli numër 1: Nëse hasni një gjëndër në çfarëdolloj pjesë të trupit, vizitohuni tek një mjek.

2. Dhimbje në pjesën abdominale: Përveç nodujve limfatikë, melanoma mund të përhapet edhe në mëlçi. Nëse kjo ndodh, mund të përjetoni dhimbje në pjesën e poshtme të stomakut. Dhimbja mund të shkaktohet edhe për shumë gjendje të tjera shëndetësore, disa edhe jo shumë të rrezikshme (si gurët në tëmth). Prandaj mos u frikësoni po shkoni e bëni një vizitë mjekësore.

3. Probleme me frymëmarrjen: Sapo melanoma të ketë filluar të përhapet në pjesë të tjera të trupit, mund të përhapet edhe në mushkëri. Nëse shkon në mushkëri, mund të manifestohet me probleme me frymëmarrjen ose kollë të shpeshtë. Nëse po i përjetoni këto simptoma, bëni një vizitë tek mjeku.

4. Dhimbje të kockave: Përveç nodujve limfatikë, mushkërive dhe mëlçisë, kockat janë vendi tjetër ku mund të përhapet melanoma , edhe nëse nuk shfaqen simptoma në lëkurë. Në këtë rast mund të përjetoni simptoma të ngjashme me artritin, si dhimbje të kyçeve. Nëse nuk mund ta kuptoni përse ju dhëmbin gjymtyrët, kërkoni ndihmën e mjekut.

5. Shikim të turbullt: Melanoma nis në melanocite, qeliza që prodhojnë pigmentin e gjendur kryesisht në lëkurë. Melanocitet gjenden gjithashtu në sy dhe pjesë të tjera të trupit, kështu në raste të rralla kanceri fillon të përhapet në këto pjesë. Mëse zhvilloni melanomë përreth ose tek këto qeliza në sy, shikimi i turbullt mund të jetë një nga simptomat e para. Mund të shikoni gjithashtu pigmente ose çngjyrosje në risin syrit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat