Nutricionistët tregojnë pse duhet të hani vezë

Këshilla mjekësore

Nutricionistët tregojnë pse duhet të hani vezë

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 23:50
Ilustrim

Shefi i Ushqyerjes në Healthspan, Rob Hobson, i ka përshkruar vezët si një nga ushqimet me vlerat më ushqyese që mund të përfshini në dietën tuaj.

Ai tregoi se cilat janë veçantitë e vezëve.

“Ato janë relativisht të lira dhe tepër të gjithanshme, duke i bërë ato të përsosurs, pavarësisht nëse i hani për mëngjes, drekë apo darkë. Ajo që i bën vezët unike është profili i tyre ushqyes”, tha ai.

Rob shpjegon se ka edhe kërkime për të treguar se si ngrënia e vezëve për mëngjes mund të ndihmojë në kufizimin e marrjes së kalorive gjatë ditës me më shumë se 400 kalori.

Është gjithashtu vitamina D në vezë që mund të ndihmojë në mbrojtjen e trupit kundër disa sëmundjeve.

Dy vezë përmbajnë 29 për qind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës D, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Ekspertët shëndetësor gjithashtu tonë se vezët janë edhe burim i pasur i antioksidantit kolinë, i cili mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër humbjes së kujtesës

Rob Hobson tregoi edhe se ka pak prova për të lidhur konsumin e vezëve me rrezikun kardiovaskular.

“Studimet tregojnë se në disa raste, kolesteroli dietik nga vezët mund të rrisë nivelet e kolesterolit “të mirë”, i cili mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër sëmundjeve kardiovaskulare”, shtoi tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat