Ky studim zbulon arsyen pse burrat duhet të shmangin pijet energjike

Këshilla mjekësore

Ky studim zbulon arsyen pse burrat duhet të shmangin pijet energjike

Më: 9 janar 2023 Në ora: 23:15
Ilustrim

Stresi, kequshqyerja dhe rrethana të tjera shëndetësore janë të gjitha shkaqet e njohura të rënies së flokëve, por një studim i fundit ka sugjeruar se edhe pijet energjike janë gjithashtu, veçanërisht tek meshkujt.

Një grup shkencëtarësh kinezë kanë pohuar se burrat që pijnë shumë pije energjike, pije të gazuara, madje edhe çaj apo kafe shumë të ëmbël, janë në rrezik më të madh në lidhje me humbjen e flokëve.

Ekspertët nga Universiteti Tsinghua në Pekin mblodhën 1000 burra të cilëve u kërkohej të konsumonin nga një deri në tre litra pije çdo javë.

Ata vunë re se ata që konsumonin më shumë se një pije të ëmbël çdo ditë ishin në një rrezik 42 për qind më të madh për të përjetuar rënie të flokëve, në krahasim me burrat që nuk pinin pije të pasura me kafeinë dhe sheqer.

Studimi zbuloi gjithashtu se ata që hanin më shumë ushqime të shpejta dhe më pak perime, gjithashtu përjetuan rënie të flokëve me një ritëm më të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat