Zakone të thjeshta që ndihmojnë në uljen e demencës tek gratë

Këshilla mjekësore

Zakone të thjeshta që ndihmojnë në uljen e demencës tek gratë

Më: 13 mars 2023 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Sipas një kërkimi të ri, gratë mund të ulin rrezikun e zhvillimit të demencës, nëse ndjekin shtatë zakone të shëndetshme

Për të arritur këtë përfundim, studiuesëve iu deshën 20 vjet mbikqyrje të një grupi të konsiderueshëm grash.

Më poshtë janë shtatë zakonet e shëndeteshme që studiuesit këshillojnë që gratë të ndjekin për të reduktuar rrezikun e demencës.

Çfarë është demenca?

Demenca është një rënie e përgjithshme e aftësisë njohëse, që zakonisht ndikon në kujtesën afatshkurtër (të mësuarit/kujtuarit e informacionit të ri) dhe në aftësitë ekzekutive (organizimi, vendimmarrja) etj.

Ajo zakonisht ndikon në aftësinë e një personi për të qenë plotësisht i pavarur

Gratë përbëjnë rreth dy të tretat e njerëzve me demencë, duke përfshirë sëmundjen e Alzheimerit, sipas një raporti të vitit 2021 të cilit AgroWeb.org i referohet.

Një arsye është se gratë jetojnë më gjatë se burrat dhe demenca zakonisht shfaqet pas moshës 80 vjeç.

Demenca është e lidhur me depresionin dhe më shumë gra vuajnë nga depresioni sesa burrat.

Njerëzit që kryejnë stërvitje fizike kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencë dhe gratë ushtrohen më pak se burrat.

Kur gratë zhvillojnë demencë, ato bien më shpejt se burrat. Prandaj, mund të kenë një sëmundje më të rëndë.

Demenca ndodh kur neuronet në tru ndalojnë së punuari ose ndërveprojnë me qelizat e tjera të trurit.

Të gjithë humbasin disa neurone ndërsa plaken, por njerëzit me demencë kanë një humbje më të madhe.

7 zakonet e jetesës së shëndetshme

-Të jesh aktiv.

-Të ushqehesh mirë.

Ruajtja e një peshe të shëndetshme

-Të mos konsumosh duhan.

-Ruajtja e presionit të shëndetshëm të gjakut.

-Kontrolli i kolesterolit.

-Ruajtja e niveleve të sheqerit në gjak;

Lajmi i mirë është se edhe nëse keni një rezultat të mirë në një ose dy nga pikat e përmenduara më sipër, ju sërisht mund merrni disa përfitime. Çdo ndryshim përmirëson gradualisht shëndetin tuaj. Dhe sa më herët të bëni ndryshimet e nevojshme në favor të shëndeti tuaj, aq më mirë do të jetë për ju. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat