Sa shpesh duhet të ndërroni shishen e ujit dhe pse?

Këshilla mjekësore

Sa shpesh duhet të ndërroni shishen e ujit dhe pse?

Më: 14 janar 2024 Në ora: 14:08
Foto ilustrim

Mijëra njerëz në Mbretërinë e Bashkuar mbajnë një shishe uji të ripërdorshme, por a e dini sa shpesh duhet ta ndërroni? Ekspertët kanë zbuluar pse ju duhet dhe sa shpesh duhet t’i blini vetes një shishe të re.

Nëse jeni një nga njerëzit e shumtë që mbani një shishe të ripërdorshme për të qëndruar të hidratuar, duhet të dini se sa shpesh duhet ta ndërroni atë për të parandaluar sëmundjet.

Të gjithë jeni më të vetëdijshëm për mjedisin këto ditë dhe një nga mënyrat se si mund të ndihmoni për të reduktuar mbeturinat është duke hequr shishet plastike të ujit nga përdorimi dhe duke kaluar në ato të ripërdorshme. Fatmirësisht shumë prej njerëzve tashmë kanë filluar që të përdorin shishe të ripërdorshme, dhe jo vetëm plastike.

Megjithatë, ato ende duhet të zëvendësohen në intervale të rregullta për të parandaluar që të sëmureni përmes rritjes së baktereve brenda tyre. Ekspertët në Universal Drugstore kanë zbuluar se kur duhet të zëvendësoni shishet.

Ata këshillojnë që shishet e qelqit të ujit duhet të ndërrohen çdo dy deri në tre vjet, ndërsa shishet plastike duhet të ndërrohen çdo vit. Versionet e çelikut të pandryshkshëm kanë nevojë të zëvendësohen vetëm kur tregojnë konsumim ose dëmtim. Ata rekomandojnë investimin në aksesorë mbrojtës si materiale mbështjellëse ose kutitë që janë krijuar posaçërisht për të ndihmuar në parandalimin e dëmtimit.

Sigurisht, përveç ndryshimit të tyre, duhet të siguroheni që po i kujdeseni siç duhet gjatë përdorimit dhe pastrimi i duhur është një faktor kryesor në parandalimin e çdo sëmundjeje të shkaktuar nga mikrobet brenda shishes ose rreth kapakut.

Shishet e ripërdorshme duhet të dezinfektohen për të parandaluar grumbullimin e baktereve dhe kjo gjithashtu mund të ndihmojë në zgjatjen e jetëgjatësisë së tyre. Në mënyrë të ngjashme, disa shishe uji të ripërdorshme vijnë me veshje anti-mikrobike, duke penguar rritjen e baktereve dhe mykut duke përmirësuar higjienën.

Ju gjithashtu duhet të zëvendësoni kapakët kur është e nevojshme për të ruajtur funksionalitetin e shisheve. Shmangia e temperaturave ekstreme si rrezet e diellit ose temperaturat e ftohta është gjithashtu një këshillë kryesore për të ndihmuar në zgjatjen e posedimit të shishes.

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e një shishe të re uji, Doktori Jamie Winn këshillon të kërkoni një shishe pa BPA: “Shishe plastike me përdorim të vetëm mund të përmbajnë kimikate të. dëmshme, të tilla si BPA, që mund të rrjedhin në ujë, veçanërisht kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ose përdoren për shumë kohë”, thotë ai, shkruan Mirror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat