Ja sa filxhanë duhet të pini çdo ditë, nëse doni të plakeni më ngadalë

Këshilla mjekësore

Ja sa filxhanë duhet të pini çdo ditë, nëse doni të plakeni më ngadalë

Më: 27 janar 2024 Në ora: 00:20
Foto ilustrim

Ekspertët e shëndetit thonë se kanë zbuluar një sekret të ri kundër plakjes. Pirja e tre filxhanëve çaj në ditë mund të zgjasë jetën tuaj, sipas një studimi nga  Sichuan University, i publikuar në website-n The Lancet Regional Health.

Studiuesit përfshinë në këtë hulumtim 5,998 britanikë të moshës 37 deri në 73 vjeç, si edhe 7,931 njerëz në Kinë të moshës 30 dhe 79 vjeç, duke parë tek ata zakonet e pirjes së çajit.

Ata u pyetën nëse pinin çaj të zi, jeshil apo çaj tradicional kinez, si dhe sa filxhanë pinin çdo ditë.

Ata llogaritën moshën biologjike të secilit pjesëmarrës duke përpiluar përqindjen e yndyrës trupore, kolesterolin dhe presionin e gjakut. Studiuesit ishte thjesht "vëzhgues", por ata mundën të provonin nëse pirja e çajit ngadalëson apo jo procesin e moshimit.

Konsumatorët e çajit treguan shenja më të ngadalta të plakjes. Shumica e këtyre njerëzve ishin burra që ndiqnin një dietë të shëndetshme ushqimore, konsumonin alkool dhe kishin më pak gjasa të përjetonin ankth dhe pagjumësi.

Pirja e rreth tre filxhanëve çaj në ditë mund të ketë ndikim direkt në këtë proces. “Konsumimi i moderuar i çajit shfaqi përfitimet më të forta kundër plakjes tek ata që pinë vazhdimisht çaj,” thanë studiuesit.

Ata besojnë se polifenolet, substanca bioaktive që gjenden në çajra ndikojnë në shëndetin dhe bakteret e zorrëve dhe luajnë rol në rregullimin e sistemit imunitar, metabolizmit dhe funksionit njohës.

“Studimet tregojnë se konsumimi i çajit mund të mbrojë kundër sëmundjeve të lidhura me moshën, si edhe sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, demenca dhe disa lloje kanceri. Konsumimi i çajit është i lidhur edhe me rrezik më të ulët të vdekshmërisë,” shtuan ata.

Shkencëtarët nuk studiuan nëse një lloj çaji specifik ishte më i mirë kundër plakjes se një tjetër, megjithëse ata nuk gjetën "ndryshime thelbësore" midis konsumuesve të çajit në Kinë kundrejt atyre në Britaninë e Madhe. Temperatura e çajit gjithashtu nuk bëri asnjë ndryshim. Ata nuk i pyetën njerëzit për madhësinë e filxhanëve të çajit që konsumuan, pasi efekti ishte i matshëm dhe i dukshëm.

Tani që e mësuat sekretin e moshimit më të ngadaltë, shtoni një filxhan çaj në përditshmërinë tuaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat