Domatet e ulin presionin e lartë të gjakut

Këshilla mjekësore

Domatet e ulin presionin e lartë të gjakut

Më: 27 janar 2024 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Presioni i lartë i gjakut ose hipertensioni është kryesisht një gjendje e shkaktuar nga menaxhimi i dobët i stilit të jetesës.

Kur bëhet fjalë për ndërhyrjet dietike, një studim i fundit konfirmoi se domatet mund t’ju ndihmojë të ulni presionin e gjakut, shkruan Indianexpress.

Studimi zbuloi se ata që hajnë më shumë domate ose produkte të domates, e ulin rrezikun e presionit të lartë të gjakut me më shumë se një të tretën.

Njerëzit pa presion të lartë të gjakut, të cilët hanin më shumë domate ose ushqime me bazë domate, kishin një rrezik 36 për qind më të ulët për të zhvilluar hipertension sesa ata që hanin më pak.

Tek njerëzit që kishin tashmë presion të lartë të gjakut, veçanërisht ata në fazën e parë të hipertensionit, konsumi i domateve u shoqërua gjithashtu me një ulje të presionit të gjakut.

Para këtij studimi, Shoqata Amerikane e Zemrës gjithashtu kishte rekomanduarqë domatet të përfshiheshin në dietë për të ulur presionin e gjakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat