Thonjtë ndryshojnë me moshën, por si të kujdeseni sipas dermatologëve

Këshilla mjekësore

Thonjtë ndryshojnë me moshën, por si të kujdeseni sipas dermatologëve

Më: 28 janar 2024 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Ashtu si lëkura, flokët, edhe thonjtë plaken bashkë me ne! Lajmi i mirë është se ka shumë gjëra që mund të bëni për ta bërë këtë një proces. Sipas ekspertëve, humbja e keratinës luan rol shumë të madh, së bashku me një sërë faktorësh të tjerë të brendshëm dhe të jashtëm si kequshqyerja, qarkullimi më i ngadaltë i gjakut dhe ekspozimi i tepërt ndaj ujit.

Pse thonjtë ndryshojnë me moshën?

"Thonjtë plaken ashtu si pjesa tjetër e trupit tonë," shpjegon dermatologia Pooja Rambhia. "Ndryshimet e thonjve të lidhura me moshën janë kryesisht për shkak të qarkullimit të gjakut, dëmtimeve, infeksioneve dhe kushteve shëndetësore".

Një tjetër fajtor? Humbja e keratinës. “Thonjtë tanë, si flokët, përbëhen kryesisht nga proteinat e keratinës dhe me kalimin e moshës, kjo natyrshëm bie,” thotë Rambhia.

Shpejtësia e rritjes së thonjve gjithashtu ndryshon me kalimin e viteve, gjë që mund të ndikojë ndjeshëm në shëndetin e tyre. Pas moshës 40 vjeç, procesi i rritjes së thonjve ngadalësohet goxha, ndërsa ekspozimi ndaj faktorëve mjedisorë e përkeqëson edhe më shumë situatën.

Si të kujdeseni për thonjtë me kalimin e moshës?

Kujdesi për thonjtë nuk është i ndryshëm nga kujdesi për lëkurën dhe flokët. Nëse doni thonj të bukur edhe pse mosha nuk është në favorin tuaj, përqendrohuni në një qasje brenda-jashtë, pra një mënyrë ushqyerje e mirë dhe një kujdes i përditshëm.

Një dietë të ekuilibruar që përmban proteina, vitaminave dhe minerale, duke përfshirë edhe hekurin, është ajo që ju duhet për të “investuar” në shëndetin e thonjve.

Të gjithë ekspertët bien dakord në idenë se hidratimi është njëherësh një hap i rëndësishëm kur bëhet fjalë për shëndetin e tyre. “Hidratimi i shpeshtë i thonjve dhe lëkurës përreth, së bashku me pirjen e mjaftueshme të ujit ndihmon në ruajtjen e niveleve të hidratimit dhe parandalimin e krijimit të thonjve të brishtë,” përfundon dermatologia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat