Ngrënia e specave djegës mund të parandalojë sulmet fatale në zemër

Këshilla mjekësore

Ngrënia e specave djegës mund të parandalojë sulmet fatale në zemër

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Shkencëtarët në Itali thonë se specat djegës ulin shkallën e vdekshmërisë nga sulmi në zemër dhe sëmundjet cerebrovaskulare (që kufizon rrjedhjen e gjakut në tru dhe përfshin goditjet në tru dhe aneurizmat).

Studimi, përfshiu 22 mijë e 811 burra dhe gra italiane, të cilët raportuan marrjen e specit djegës gjatë një periudhe 8-vjeçare. Në fund të studimit, njerëzit që konsumonin spec të paktën katër herë në javë ulën rrezikun e vdekjes nga një atak në zemër me 44 për qind dhe nga sëmundjet cerebrovaskulare me 61 për qind.

Autorja e studimit Marialaura Bonaccio, e Institutit Neurologjik Neuromed Mediterranean IRCCS në Pozzilli, Itali, thotë për Yahoo Lifestyle se konsumimi i specave djegës nuk do të parandalojë sulmet në zemër ose goditjet, por rrezikun e vdekjes. Studimi vëzhgues nuk identifikoi saktësisht pse specat djegës ishin kaq të dobishëm.

“Por ne e dimë se rezultatet janë të pavarura nga cilësia e dietës”, thotë Bonaccio. “Kjo do të thotë që edhe nëse nuk i përmbaheni gjithmonë dietës mesdhetare, specat djegës do të kenë akoma një efekt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat