Sidomos për amvisat, por edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes, kuzhina është vendi ku qëndrohet më shumë, sepse aty gatuhen receta të shijshme, familja ulet në tryezë për të shijuar vaktet, fëmijët luajnë me lodra e plot aktivitete të tjera.
Ne duam praktikisht që kuzhina të jetë ambienti më i pastër në shtëpi, edhe pse dihet që ka plot baktere që gjenden në pajisje, në lavaman ku lahen frutat dhe perimet, ku vendoset mishi i kuq apo pula etj. Ekspertët thonë se ka një element në kuzhinë që me sa duket ka më shumë baktere se tualeti, kjo sipas Gareth Nye, drejtues programi për Shkencën Mjekësore në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai thotë se elementi që ka më shumë baktere në kuzhinë është copa me të cilën fshihen enët.
Duke folur për këtë studim, doktori zbuloi se:
“90% e pjatave konsideroheshin të kontaminuara me baktere krahasuar me 20% të dorezave të larjes së tualetit”.
Mjekët sugjerojnë që të mos përdorni fare copë enësh, ose nëse e bëni të paktën pastrojini dhe ruajini siç duhet. Ato duhen pastrohen me detergjent antibakterial çdo dy ditë për të eliminuar mikrobet që grumbullohen aty. Ndërsa copa, duhet të ndërrohet disa herë brenda muajit.
Ai shtoi se, ideale do të ishte që njerëzit të kenë copa antibakteriale të dedikuara për të pastruar enët apo pjatat, sidomos pas përgatitjes së mishit të gjallë dhe pulave.
-Si të lani peshqirët për t'u siguruar që hiqni bakteret
Lani copat e enëve në lavatriçe në temperaturën maksimale. Si fillim, duhet të kontrolloni përmbajtjen e fibrave të rrobave, pasi llojet sintetike nuk i rezistojnë temperaturave të larta. Hiqni çdo papastërti dhe ushqim më përpara. Nëse i lani me dorë, sigurohuni që t’i lani mirë me sapun dhe t’i dezinfektoni.
Në fund, mos harroni hekurosjen, e cila është më efektive për të dezinfektuar gjërat, pasi avulli vret bakteret në mënyrë të përsosur.