Vendosni vetëm 30 minuta këmbët në uthull molle dhe shihni mrekullinë që ndodh

Këshilla mjekësore

Vendosni vetëm 30 minuta këmbët në uthull molle dhe shihni mrekullinë që ndodh

Më: 10 maj 2024 Në ora: 15:57
Ilustrim

Uthulla e mollës është një ndër ato produkte çudibërëse që nuk duhet të mungojë kurrë në kuzhinën tuaj, edhe pse përdorimet e saj duket se tejkalojnë hapësirën e gatimit dhe shijimit. E pasur me kalcium, magnez, potas, fluor, fosfor, vitamina A-B1-B2-B6, C dhe E, acid cetik, pektinë, beta-karoten etj, ky produkt është pa diskutim një depo vlerash ushqyese që duhet të përdorni herë pas here në ritualin e përkujdesjes së fytyrës dhe trupit.

Sot ju sjellim një përdorim të uthullës së mollës që ndoshta nuk e keni dëgjuar ose praktikuar më parë. Siç e dini, këmbët janë pjesa më e ekspozuar gjatë verës. Shapkat me gisht dhe sandalet janë shumë komode, kjo është e vërtetë, por ekspozojnë këmbën ndaj pluhurit dhe rrezeve të diellit.

Living ju propozon që të fusni këmbët në një enë me uthull molle për 30 minuta dhe rezultatet do ju habisin. Ja cilat janë tre përfitimet e këtij veprimi:

Lufton mykun e këmbës dhe thonjtë e zverdhur

Uthulla e mollës ka në përmbajtjen e saj aced acetik, i cili ka veti antibakeriale dhe antiinlamatore, të cilët eleminojnë mikroorganizmat që shkaktojnë problemet e mësipërme. Në një enë siç shpjeguam më lart, shtoni dy filxhanë kafeje uthull molle dhe ujë të vakët dhe lini fusni këmbët për 30 minuta. Ky veprim duhet përsëritur 3 herë në javë.

Eleminon lythat e këmbës

Lythat e këmbës ndryshojnë nga ato të duarve, ato janë masë lëkure e vdekur të cilat shfaqen kryesisht gjatë gjithë gjatësisë së shputës. Shtoni ujë dhe uthull molle në një legen dhe lini këmbët të pushojnë për 30 minuta. Më pas thajini me peshqir dhe fërkoni pjesën e lythave me top pambuku të njomur në uthull.

Qetëson kruajtjet e këmbëve dhe neutralizon erën e keqe të tyre

Kruajtjet në këmbë shkaktohen si pasojë e çrregulklimit të pH-it të lëkurës së saj ose si pasojë e rritjes së baktereve në këtë pjesë të trupit. Ndiqni praktikën e mësipërme dhe do të shpëtoni nga ky problem, praktikë shumë efektive edhe për të eleminuar erën e keqe të këmbëve krijuar si pasojë e përdorimit të këpucëve jo komode, materialeve të papërshtatshme dhe djersitjes së tepërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat