Uji është thelbësor për shëndetin dhe mirëqenien tonë trupore. Por, nuk është e pazakontë që të jetë i vështirë qëndrimi i/e hidratuar gjithë ditën, kjo për shkak të punës, takimeve, familjes e plot angazhime të tjera.
“Gjithçka në trupin tuaj varet nga hidratimi, funksioni i organeve dhe ekuilibri i hormoneve,” shpjegon dietologia Kimberly Snyder. “Kur jeni të hidratuar, nyjet lubrifikohen, lëkura ushqehet dhe gjëndrat e flokëve rriten në mënyrë të shëndetshme,” shton ajo.
Ka shumë faktorë që ndikojnë në çështjen e hidratimit, ndërsa ndryshime delikate të këtij ekuilibri mund të çojnë në deformim të sinjaleve që çohen në tru, luhatje humori, ndjenja ankthi, gjumë i keq etj.
Ja disa mënyra të thjeshta se si të qëndroni të hidratuar duke i bërë një shërbim të mirë vetes dhe shëndetit tuaj.
#1 Personalizoni sasinë e ujit për të cilën keni nevojë çdo ditë
#2 Merrni suplemente me elektrolite (minerale që lidhen me lëngjet e trupit dhe janë tregues për nivelin e ujit dhe lëngjeve të tjera në organizëm)
#3 Pini ujë apo lëngje në temperaturën e ambientit
#4 Pini një gotë ujë çdo mëngjes
#5 Pini ujë ose lëngjes me vakteve, jo gjatë tyre
#6 Konsumoni ushqime të pasura me ujë dhe minerale (kastraveci, shalqiri etj)
#7 Alternoni në mënyrë të moderuar ujin me kafe dhe alkool
#8 Shtoni frutat dhe perimet e pasura me magnez dhe potasium (banane, avokado, patate etj)
#9 Mbani gjithnjë me vete një shishe me ujë
#10 Zvogëloni në maksimum ushqimet dhe mishin e përpunuar në regjimin tuaj ushqimor