Ne jemi krijesa sociale, ndaj duket normale që të kërkojmë miratimin e të tjerëve për gjëra që kanë lidhje me punën, arsimin, projektet, planet etj. Por kjo dëshirë mund të shkojë shumë larg, aq sa mendimi i të tjerëve bëhet standard për çdo vendimmarrje në jetë.
“Kur një fiksim me opinionet e të tjerëve ndërhyn në jetën, marrëdhëniet dhe vendimet tuaja, ky është më shumë se një problem,” thotë psikologu klinik Geoffrey Gold.
Por, si ta ndaloni këtë fenomen? Ja pesë këshilla nga profesionistët:
#1 Dije se askush nuk mendon për ty aq sa ti
Studimet tregojnë shpesh se ne mbivlerësojmë njerëz dhe situata të caktuar, ndërkohë që ata nuk ju kanë në radarin e vëmendjes. Kujtojini këtë fakt vetes dhe filloni ta bëni gjumin më të qetë, duke u shqetësuar më pak për atë se çfarë të tjerët thonë apo mendojnë për ty.
#2 Mos u mundoni të lexoni mendjen e të tjerëve
E vërteta është se, nëse të tjerët nuk ju thonë atë që mendojnë, ju nuk do ta dini kurrë opinionin e tyre. Ndaj, mos u mundoni të futeni në mendjet e të tjerëve për të “gërmuar” deri në skutat më të thella. Nëse këta njerëz do të ishin dashamirës apo miqësorë me ju, do kishin ardhur te ju dhe do i diskutonin gjërat në tavolinë.
#3 Ndaloni mendimet dërrmuese që krijojnë shpërqëndrim të vetes
Kjo është një këshillë veçanërisht e dobishme nëse jeni të fiksuar pas diçkaje që nuk është fundi i botës. Nëse mendimet e të tjerëve arrijnë sa të depërtojnë në ciklin normal të përditshmërisë, aktivitetet fizike, palestra, vrapi, dëgjimi i muzikës apo gjumi i qetë, ju duhet menjëherë të hiqni dorë nga kjo qasje.
#4 Jini të vetëdijshëm për paragjykimet negative të të tjerëve
Truri ynë është i prirur për t'u ndalur te gjërat negative, më shume se ato pozitivet. Por, ekspertët thonë se është e dobishme t'i kujtoni vetes se mendja juaj shpesh anon nga e keqja, që të filtrojë të mirën, ndaj mendimet e të tjerëve nuk hyjnë në këtë cikël.
#5 Dilni nga koka juaj dhe shtroni faktet në tryezë
Kur emocionet si paniku, shqetësimi apo paranoja fillojnë të vërtiten në kokën tuaj, është e lehtë të kapeni duke imagjinuar edhe gjërat më të tmerrshme që njerëzit mund të thonë ose mendojnë për ju. Terapistët thonë se duhet të mbështeteni te faktet neutrale dhe jo te hamendësimet.