​Fermerët ankohen rreth kritereve të subvencionimit

Kosova

​Fermerët ankohen rreth kritereve të subvencionimit

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 21:03
Foto nga takimi

Përkrahja për përpunuesit e qumështit është rritur, megjithatë mbesin shumë sfida sidomos sa i përket subvencioneve.

Kështu u tha në konferencën e parë të Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit (ShPQK) dhe me mbështetjen e organizatës “We Effect”, e cila u përqendrua në zhvillimet aktuale, sfidat, mundësitë në sektorin e prodhimit të qumështit duke përfshirë aspektet e prodhimit në këtë fushë.

Në këtë konferencë u tha se ka përmirësime në organizimin e këtij sektori pas formimit të ShPQK-së dhe ndryshimet thelbësore kanë ndodhur.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se përkrahja për përpunuesit e qumështit është rritur.

“Vetëm gjatë vitit 2023, përmes Programit për Pagesa Direkte 2023, Peci ka deklaruar se shifra e përkrahjes financiare për fermerët që kanë mbi 5 krerë lopë është rreth 4.6 milionë euro”, tha ai.

Në konferencën e organizuar nga Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (ShPQK), ministri Faton Peci u shpreh se këtë vit në Kosovë janë rreth 5200 fermerë me mbi pesë lopë qumështore si dhe 1355 fermerë të bagëtive të imta me mbi 30 krerë.

Teksa ka përmendur shifrat e përkrahjes që Qeveria i jep për fermerët, ministri Faton Peci tha se afër 500 fermerë kanë përfituar nga Programi gjatë vitit 2022 dhe 2023.

“Në bazë të statistikave, Kosova ka në vitin 2023, ka rreth 5200 fermerë me mbi pesë lopë qumështore si dhe 1355 fermerë të bagëtive të imta me mbi 30 krerë. Përmes Programit për pagesa direkte 2023, rreth 4.6 milionë euro është shifra e përkrahjes financiare për fermerët që kanë mbi 5 krerë lopë, me një shifër të përafërt rreth 52 mijë gjithsej”, tha ai.

Sekretari i bordit ekzekutiv të Prodhuesve të Qumështit të Kosovë, Remzi Mehmeti, foli mbi gjendjen aktuale dhe perspektivën e zhvillimit të sektorit të prodhimit të qumështit.

“Ne synomë të jemi pjesë e zhvillimit dhe përparimit që sjellë vlera e prodhimit deri tek konsumatorët”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se vitin e ardhshëm do të arrijnë një bashkëpunim me Odën Ekonomike të Holandës, për përkrahjes e përpunuesve të qumështit.

“Do të aplikojmë për projekte që do të jenë sa më afër bujqve dhe prodhuesve të qumështit. Besoj që në pranverën e vitit të ardhshëm, ajo do të konkretizohet dhe shoqata do të jetë pjesë e implementimit”, tha Rafuna.

Konferenca u përmbyll me disa rekomandime që kanë të bëjnë me ndryshimin e kritereve subvencionimit sidomos sa i përket çështjeve pronësore, nevojës për një bashkëpunim më të mirë të Ministrisë së Bujqësisë dhe fermerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat