​Moti për vikend

Kosova

​Moti për vikend

Më: 17 maj 2024 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Gjatë dy ditëve të fundit të javës mbi vendin tonë do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Të dielën po ashtu parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës do të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11m/s

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat