Nga 1 janari erdhën në jetë 3 mijë e 98 fëmijë

Kosova

Nga 1 janari erdhën në jetë 3 mijë e 98 fëmijë

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Nga 1 janari i këtij viti, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, janë kryer 3 mijë e 98 lindje, prej tyre 1 mijë e 247 me operacion.

Kështu bën të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Ndërsa shton se po në këtë klinikë janë kryer edhe 1 mijë e 664 operacione të llojeve të ndryshme.

Tutje konfirmohet se nga kjo periudhë, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat