Isa Mustafa për të tretën herë kandidat për kryeqtytet

Kosova

Isa Mustafa për të tretën herë kandidat për kryeqtytet

Më: 2 shtator 2013 Në ora: 21:36

Edhe këtë herë Lidhja Demokratike e Kosoves ka vendosur që garës për kryetar të Prishtinës t’i hyjë me Isa Mustafën. Vendimi për këtë është marrë të hënën, pas insistimit të të gjitha degëve të këtij subjekti politik në kryeqytet. Mustafa, siç merr vesh Klan Kosova, është pajtuar t’i rihyjë prapë garës, duke respektuar në këtë mënyrë vullnetin e partisë. Kjo është hera e tretë që LDK kandidon me Mustafën. Ai fitoi në 2007 dhe 2009.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat