​AAB jep çmimin Doktor Nderi ambasadorit Rober Bosch

Kosova

​AAB jep çmimin Doktor Nderi ambasadorit Rober Bosch

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 14:52

(E plotësuar)- Ambasadori i Holandës në Kosovë, Rober Bosch, u shpërblye me çmimin “Doctor Honoris Causa”, të Kolegjit AAB, për merita të veçanta në diplomacinë proaktive në Ballkan.

Ky titull, që është i treti me radhë që e jep ky institucion, kësaj radhe iu nda ambasadorit Bosch dhe punës së tij në përfaqësim të denjë të Mbretërisë së Holandës në përkrahjen e ofruar institucioneve shtetërore të Kosovës në rrugën e saj për zhvillim dhe ndërtim politik.

Sipas rektorit të AAB-së, Lulzim Tafa, propozimi për laurimin e ambasadorit Bosch erdhi nga studentët dhe profesorët e Fakultetit të Administratës Publike, Departamentit të Shkencave Politike, fakultet ky në të cilin kanë mbajtur ligjërata speciale, pothuajse të gjithë ambasadorët në vendin tonë.

Tafa: Falënderojmë ambasadorin Bosch për kontributin e dhënë

"Sot kur e nderojmë ambasadorin Bosch, përmes tij dëshirojmë ta nderojmë dhe falënderojmë të gjithë Korin diplomatik të akredituar në vendin tonë, po ashtu, dëshirojmë që t'i nde rojmë vendet tuaja dhe popujt, që ju shkelësi ambasador u përfaqësoni. Ju falënderojmë për kontributin që keni dhënë dikur për lirinë e Kosovës, kurse sot për përkrahjen tuaj në rrugën tonë të kahershme drejt Integrimeve Evropiane", tha Tafa.

Ndërsa, Bosch me këtë rast tha se ndihet i privilegjuar që iu nda një çmim i tillë, duke shtuar se ai gjithmonë është munduar të punoj për të njëzimin dhe të drejtat e tyre.

Bosch: Kam bërë më të mirën nga vetja ime

“Kam bërë më të mirën nga vetja për t’i bërë gjerat e duhura: të promovojë demokracinë, të drejtat e njeriut, posaçërisht për pakicën, duke përfshirë dhe gratë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri dhe Kosovë. Si ambasador i OSBE-së në Shqipëri, shumë herë kam vepruar prapa skenave, shpesh më sukses të pjesshëm dhe këtu (Kosovë) si ambasador i Holandës jam më shumë i hapur por m ë një histori të përzier, por ideja gjithmonë ka qenë për të marrë vendimin për t’u vetëdijesuar për përgjegjësitë e tyre. Siç e dimë të gjithë, njerëzit në këtë rajon, shpesh shikojnë së çfarë mendon faktori ndërkombëtar, për këtë arsye ne nuk duhet të heshtim edhe nëse mesazhet tona nuk janë gjithmonë të mirëpritura, por ato {mesazhet} gjithmonë e kanë qëllimin më të mirë për vendin”, tha Bosch.

E kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ia dhuroi ambasadorit Bosch një libër si dhuratë për këtë çmim të fituar.

Përveç këtij çmimi, Kolegji AAB, gjatë vitit ndan edhe çmime të tjera, si çmimin për letërsi, sport etj./J.Gjinovci/

AAB nderon ambasadorin Rober Bosch

Ambasadori i Holandës në Kosovë, Rober Bosch, u nderua me çmimin Doctor Honoria Causa, të Kolegjit AAB, për merita të veçanta në diplomacinë pro-aktivë në Ballkan.

Ky titull që është i treti me radhë që e jep ky institucion, kësaj radhe iu nda ambasadorit Bosch dhe punës së tij në përfaqësim të denjë të Mbretërisë së Holandës në përkrahjen e ofruar institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës në rrugën e saj për zhvillim dhe ndërtim politik.

Sipas rektorit të AAB-së, propozimi për laurimin e ambasadorit Bosch erdhi nga studentët dhe profesorët e Fakultetit të Administratës Publike, departamentit të Shkencave Politikë, fakultet ky në të cilin kanë mbajt ligjerata speciale, pothuajse të gjithë ambasadorët në vendin tonë.

"Sot kur e nderojmë ambasadorin Bosch, përmes tij dëshirojmë ta nderojmë dhe falënderojmë të gjithë korin diplomatik të akredituar në vendin tonë. Po ashtu, dëshirojmë që t'i nderojmë vendet tuaja dhe popujt, që ju shkëlqesi ambasador u përfaqësoni. Ju falënderojmë për kontributin që keni dhënà « dikur për lirinë e Kosovës, kurse sot për përkrahjen tuaj në rrugën tonë të kahershme drejt Integrimeve Evropiane", tha Tafa.

Përveç këtij çmimi, Kolegji AAB, gjatë vitit ndan edhe çmime të tjera, si çmimi për letërsi, sport etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat