Ndihmohen me pako ushqimore familjet e varfra të Obiliqit - Bota Sot
Ndihmohen me pako ushqimore familjet e varfra të Obiliqit

Kosova

Ndihmohen me pako ushqimore familjet e varfra të Obiliqit

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 13:05
Xhafer Gashi

(E plotësuar) - Mbi 100 familje të Obiliqit që jetojnë me ndihma sociale janë ndihmuar sot me pako ushqimore dhe veshmbathje.

Këto ndihma i kanë dhënë dy kompani vendore, Zero Pozitive dhe kompania e verërave Stone Castle.

Përfaqësuesi i Zero Pozitive, Genc Meraku u shpreh se kjo iniciativë e tyre në qytetin e Obiliqit është vetëm fillimi i një varg ndihmash që ata do t’i bëjnë në disa qytete të Kosovës.

Sipas tij, ky veprim është vetëm një gjë e vogël, që po vazhdon atë traditën që kanë filluar tash e disa vjet.

Meraku: Kur ndryshimet e vogla kur bëhen me zemër të mëdha, janë shumë të rëndësishme

“Kjo është një gjë e vogël, nuk mundet secili prej nesh me bërë ndryshime të mëdha, por ndryshimet e vogla kur bëhen me zemër të mëdha janë shumë të rëndësishme. Ato kur vazhdojnë dhe krijojnë një traditë,  janë dhe më te rëndësishme që të tjerat të vazhdojnë” , tha Meraku.

Ismet Hulaj nga Stone Castle, ka folur për rëndësinë e këtij aksioni ku sipas tij kjo tashmë është shndërruar  në traditë dhe do të vazhdojnë dhe në qytetet  tjera.

Hulaj: Këtë aktivitet e kemi shndërruar në traditë

“Ne e kemi shndërruar në traditë, duke shpërndarë ndihma humanitare kësaj shtrese të popullatës e cila ka nevojë për ndihma. Nuk  kemi dashur të jemi lokalist të shtrijmë aktivitetin tonë vetëm në komunën e Rahovecit dhe Deçanit. Por, kemi dashur që të solidarizohemi dhe me komuna të tjera. Nuk është hera e parë që dhurojmë ndihma të tilla”, tha Hulaj.

Ndërsa,  kryetari i komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, tha se ky veprim i dy kompanive vendore ka qenë shume i nevojshëm në komunën që udhëheq.  

Sipas tij, shumë familje janë në gjendje të keqe sociale dhe me anë të këtij veprimi në një formë atyre do t’i lehtësohet gjendja.

Gashi: Po shpresojmë qe të ardhmen do të ulen rastet sociale

“Jemi shumë mirënjohës, e dimë që në komunën tonë ka shumë nevojë për ndihma, por ka nevojë dhe për punë, po shpresojmë qe të ardhmen do të ulen rastet sociale, duke u bazuar dhe në implementimin e Ligjit për Obiliqin dhe shpresojmë që një pjesë e qytetarëve do të inkuadrojmë nëpër KEK dhe do të përdorim edhe strategji të ndryshme, duke filluar nga bujqësia me qëllim që të krijojmë vende të reja të punës për qytetarët tanë”, tha Gashi.

Përzgjedhja e familjeve që janë ndihmuar është bërë nga Drejtoria për Shëndetësi e komunës së Obiliqit.

Drejtori Ibush Mjekiqi tha se  fokus kryesor ka qenë tek nënat vetushqyese.

Njëra këto gra përfituese,  tha se këto pako  janë shumë të nevojshme, pasi gjendja sociale e tyre është mjaft e rëndë.

Qytetarja: Shumë jemi të  kënaqur

“Shumë jena të kënaqur…deri diku i plotësojnë, me pension 75 euro jetoj”, tha ajo.

Por kishte familje kryesisht të komunitetit rom që u shprehen të pakënaqur me mënyrën e shpërndarjes së ndihmave. /E.Zeqiri/

Ata thanë se iu është bërë e padrejtë.

Komuna e Obiliq është  ndër komunat që ka më së shumti familje me asistencë sociale, ku vetëm vitin e kaluar janë lajmëruar mbi 800 familje që kanë nevojë për ndihmë.

Dy kompani vendore ndihmojnë të varfëritë në Obiliq

Kompania Zero Pozitive dhe kultivuesja e verës Stone Castle, kanë ndërmarrë një aksion humanitar në komunën e Obiliqit, ku kanë ndihmuar mbi 100 familje në asistencë sociale me pako ushqimore.

Xhafer Gashi, kryetar i Obiliqit ka thënë se ky veprim i dy kompanive vendore ka qenë shumë i nevojshëm në komunën që ai qeverisë.

Sipas tij, shumë familje janë në gjendje të keqe sociale dhe me anë të këtij veprimi në një formë atyre do t’i lehtësohet gjendja.

“Jemi shumë mirënjohës, e dimë që në komunën tonë ka shumë nevojë për ndihma, shpresoj të ardhmen do të ulen rastet sociale”, ka thënë, kryetari Gashi.

Ndërsa, Ibush Mjekiqi, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, u shpreh se përzgjedhja e familjeve është bërë në mënyrë korrekte.

Mjekiqi theksoi se fokusi kryesor ka qenë tek nënat vetushqyese, siç thotë ai gjendja tek këto është me e rëndë, dhe këto pako ushqimore do t’i ndihmojnë mjaftueshëm.

Përfaqësuesit e dy kompanive shprehen të lumtur me këtë aktivitet, sipas tyre qyteti i Obiliqit nuk është i vetmi që kanë ndërmarrë këtë iniciativë, pasi në vazhdim radhën do të kenë qytete tjera.

Komuna e Obiliqit është njëra ndër komunat që ka më së shumti familje me asistencë sociale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...