65 vjeçari në Han të Elezit goditet për vdekje nga një veturë

Kronikë e zezë

65 vjeçari në Han të Elezit goditet për vdekje nga një veturë

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 23:07
Foto ilustrim

Një këmbësor në Han të Elezit është goditur për vdekje nga një veturë.

Lajmin për klankosova e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, i cili tha se personi ishte i moshës 65 vjeçare.

“Në ora 17:40 në Han të Elezit , afër qendrës tregtare Elkos ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti të udhërarëve me targa vendore dhe një këmbësori. Si pasojë e ketij aksidenti ka gjetur vdekjen një peron i moshës rreth  65 vjeçar”, u shpreh ai.

Tutje, Veseli shtoi se vdekjen e tij e ka konfimuar Qendra e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit  dhe se Njësia e Komunikacionit Rrugor është në vendin e ngjarjes dhe po heton këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat