Rrihen mes vete dy të burgosur në Dubravë

Kronikë e zezë

Rrihen mes vete dy të burgosur në Dubravë

Më: 21 mars 2023 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Dy persona (të burgosur) si pasojë e një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete në burgun e Dubravës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:20, në burgun e Dubravës, në Dubravë.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, në konsultim me prokurorin rasti hapet si “lëndim i lehtë trupor”.

Raportohet se pas një mosmarrëveshje, janë rrahur në mes veti viktima mashkull kosovar dhe i dyshuarit mashkull kosovar, të burgosur në burgun e Dubravës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, në konsultim me prokurorin rasti hapet si më lart”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat