Garat ilegale në autostrada, policia i parandalon dhe shqipton disa gjoba

Kronikë e zezë

Garat ilegale në autostrada, policia i parandalon dhe shqipton disa gjoba

Më: 25 mars 2024 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka parandaluar disa raste të garave ilegale në autostrada.

Sipas policisë, njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit operativ "Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë” vetëm javën e fundit ka arritur që në tri 3 raste të parandaloj garat ilegale të shpejtësisë me automjete.

“Ka shqiptuar pesë gjoba për pjesëmarrje në gara ilegale të shpejtësisë, dy gjoba për vazhdimin e masës mbrojtëse, një gjobë për tejkalim të shpejtësisë si dhe një gjobë për drejtimin e automjetit pa e fituar të drejtën për drejtimin e mjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu gjatë kësaj jave në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, në afërsi të Trudes në dy raste të ndara janë identifikuar katër persona duke bërë gara ilegale të shpejtësisë ndaj të cilëve sipas policisë në koordinim me prokurorin e shtetit janë ndërmarrë veprime për sekuestrimin e veturave dhe inicimin e rasteve për veprën penale “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm''.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat