Laboratori i drogës në Leposaviq, caktohet masa e paraburgimit për të dyshuarin

Kronikë e zezë

Laboratori i drogës në Leposaviq, caktohet masa e paraburgimit për të dyshuarin

Më: 8 maj 2024 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit për të dyshuarin M.I, i cili dyshohet se ka kryer veprat “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike” dhe “Mbajta ne pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kjo u bë e ditur nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit M.I., në fshatin Miokovicë, komuna Leposaviq janë gjetur dhe sekuestruar pushkë me dy tyta të gjata, fishekë për pushkë gjuetie, një fishek për armë të gjatë, dy radiolidhje, adapterë për radio lidhje, një jakne e uniformës së Policisë së Kosovës në të cilën kishte doreza të zeza, maskë për mbulimin e fytyrës dhe syza të zeza, ndërsa në objektin përcjellës laboratori i improvizuar për kultivimin e narkotikëve, ku janë gjetur katërqindeshtatë (407) bimë të dyshuara të Kanabisit, me gjatësi prej 5-13 cm, nëntë (9) gramë të dyshuar të substancës narkotike, si dhe mjete tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. I pandehuri, me aktvendim të prokurorit të shtetit gjendet në paraburgim nga data 07 maj 2024”. thuhet në njoftim.

Seanca dëgjimore për  caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit pritet të mbahet, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë. ​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat