Gjendet e vdekur një grua në Nabërgjan të Pejës

Kronikë e zezë

Gjendet e vdekur një grua në Nabërgjan të Pejës

Më: 23 maj 2024 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se një grua është gjetur pa shenja jete në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se rasti kishte ndodhur të mërkurën rreth orës 09:30.

“Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.

Policia ka shtuar se rasti vazhdon të jetë nën hetime, ndërkaq në media është raportuar se viktima dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat