Për 24 orë, katër raste të dhunës në familje

Kronikë e zezë

Për 24 orë, katër raste të dhunës në familje

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëshit të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Sipas raportit, dy raste kanë qenë në Prishtinë, dhe nga një në Fushë Kosovë dhe Gjakovë.

Policia ka njoftuar se lidhur me këto raste, tre persona janë dërguar në mbajtje.

Njoftimet e policisë:

Prishtinë ,08.06.2024-09:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar i njëjti e kishte sulmuar fizikisht si dhe ankuesja ishte përleshur me të dyshuarin, ku te dytë kishin pësuar lëndime trupore. Palëve të involvuara në rast iu është dhënë ndihma mjekësore. Lidhur me rastin është intervistuar edhe i dyshuari i lartcekur, ndërsa ankuesja ka refuzuar strehimin, pasi që ka deklaruar se nuk ndihet e rrezikuar. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë, 08.06.2024-03:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij-të dyshuarën femër kosovare, e njëjta dyshohet se e kishte lënduar në dorë viktimën. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 08.06.2024-18:40. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar (babë e djalë), pasi që të njëjtit janë përfshirë në sulme fizike ndaj njëri-tjetrit, për shkak se fillimisht i dyshuari-babai kishte sulmuar viktimën kosovare-bashkëshorten e vet, ndërsa i dyshuari-djali kishte ndërhyrë në mbrojtje të viktimës-nënës së vet duke e sulmuar të dyshuarin-babain, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Të dyshuarit-babait i është ofruar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa pas intervistimit të palëve të përfshira, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Gjakovë / 08.06.2024-19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën ishte në lidhje. Viktimës pasi i është ofruar tretman mjekësor ka refuzuar strehimin dhe është kthyer te familja e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat