Dy persona të lënduar në aksidentin në Fushë-Kosovë

Kronikë e zezë

Dy persona të lënduar në aksidentin në Fushë-Kosovë

Më: 23 maj 2024 Në ora: 17:58
Ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni ku u përfshinë tri vetura, në rrugën Prishtinë – Fushë – Kosovë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Zëdhënësja rajonale, Flora Ahmeti ka thënë se lidhur me shkaqet e aksidentit po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 16:40, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.

Aksidenti ka shkaktuar kolona në këtë rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat