Një foshnjë pa shenja jete dërgohet në QKMF në Istog, nisin hetimet për vdekjen

Kronikë e zezë

Një foshnjë pa shenja jete dërgohet në QKMF në Istog, nisin hetimet për vdekjen

Më: 24 maj 2024 Në ora: 08:54

Një foshnjë pa shenja jete është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, prokurori ka vendosur që trupin ta dërgojë për obduksion, ndërsa rasti ka nisur si hetim për vdekje.

“Fsh. Rakosh, Istog 23.05.2024 – 07:45. Në QKMF është sjellë pa shenja jete një foshnje e moshës rreth një muaj e gjysmë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat