Shiten banesën në vlerë 90 mijë euro me dokumente fals, dërgohen në mbajtje dy veta

Kronikë e zezë

Shiten banesën në vlerë 90 mijë euro me dokumente fals, dërgohen në mbajtje dy veta

Më: 24 maj 2024 Në ora: 09:22
Ilustrim

Një burrë dhe një grua janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi duke i falsifikuar dokumentet, i kishin shitur nja banesë në vlerë 90 mijë euro të dëmtuarit mashkull.

Të dyshuarit sipas raportit të Policisë, janë paraqitur në cilësinë e personave zyrtarë duke i falsifikuar dokumentet.

Rasti ka ndodhur gjatë viteve 2023/24.

“Prishtinë Vitet 2023-2024. Duke zbatuar urdhrin e gjykatës, Njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike, kanë bastisur dy lokacione si dhe kanë arrestuar dy persona një mashkull dhe një femër kosovarë mbi dyshimin se në bashkëkryerje përmes falsifikimit të dokumenteve, mashtrimit dhe prezantimit të rremë si persona zyrtar kanë mashtruar viktimën mashkull kosovar kinse i kanë shitur një banesë dhe i kanë marrë mbi 90 000 €. Lidhur me rastin janë identifikuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë që ndodhen në arrati. Të dyshuarit pas intervistimit në prezencë të avokatëve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat