Dyshe dhe 50-she false në një bankë në Podujevë, zyrtari i raporton në polici

Kronikë e zezë

Dyshe dhe 50-she false në një bankë në Podujevë, zyrtari i raporton në polici

Më: 24 maj 2024 Në ora: 09:51
Ilustrim

Një zyrtar i bankës në Podujevë ka raportuar në polici se që nga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar deri më 12 mars të këtij viti, nga klientë të ndryshëm në bankë janë deponuar para të falsifikuara.

Shuma e të hollave që dyshohen që s’janë të vërteta është 886 euro.

Ndërsa ato janë nga 2 euro dhe kartëmonedha nga 50 euro.

Raportimi në polici u bë të enjten, ndërsa rasti është cilësuar “Falsifikim i parasë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat