Vetaksident ne Pejë, vetura bie në lumë - policia jep detaje

Kronikë e zezë

Vetaksident ne Pejë, vetura bie në lumë - policia jep detaje

Më: 24 maj 2024 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Të premten rreth orës 14:50 në fshatin Dubovë të Pejës ka ndodhur një vetaksident, ku një veturë ka rënë në lumë tek ura e Drinit të Bardhë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Siç bëhet e ditur, në veturë kanë qenë tre persona, ndërsa të njëjtit nuk kanë pësuar lëndime serioze.

“Rreth orës 14:50, Policia ka marrë informatën për një vetaksident tek ura e Drinit të Bardhë, ku një veturë ka rënë në lumë, në fshatin Dubovë.  Në veturë kanë qenë tre persona, të cilët me ndihmën e qytetarëve janë larguar nga vetura dhe nuk kanë pësua lëndime serioze. Të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në Spitalin e Pejës”, njoftoi Fadil Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat