Detaje nga rasti në Gjilan, burri u ngujua dhe u rrah në një lokal

Kronikë e zezë

Detaje nga rasti në Gjilan, burri u ngujua dhe u rrah në një lokal

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Një burrë nga Gjilani ka raportuar se dy persona e kishin marrë dhe e kishin mbajtur në mbyllur në një lokal.

Të njëjtit sipas viktimës ata  kishin ushtruar edhe dhunë fizike ndaj tij.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e që ka identifikuar edhe të dyshuarit.

“Viktima kishte pësuar lëndime të lehta dhe i njëjti kishte pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat