Gjakovë: Dy vëllezër rrahen mes vete, ndalohen nga policia

Kronikë e zezë

Gjakovë: Dy vëllezër rrahen mes vete, ndalohen nga policia

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Dy vëllezër janë përleshur fizikisht mes vete.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Ali Ibra”.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se të dy kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndalur në mbajtje”, tha ai.

Ndërkaq nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat