Desha të pi një kafe me heronjtë..?!

Kultura

Desha të pi një kafe me heronjtë..?!

Nga: Sami Mulaj Më: 26 maj 2024 Në ora: 16:12
Autori Sami Mulaj

Në qytetin tim të vogël

kafe ka gjithkund

të lësh takim

me miqtë a shokët

për adresën

të duhet shumë mund

Më parë ishte një tek brryli,

një tjetër tek turismi,

dhe vetëm një

tek Haki Daja dikur…

Sa shumë kafe

ka qyteti im

pa fund.

Desha të pi kafe me heronjtë,

edhe ata më shumë,

ngrimë në mermer

nuk duan të rrinë,

duan të vijnë tek unë…

Unë mbeta pa kafe

me heronjtë,

tek këpucët e tyre,

me zogjtë e malit luaj.

S.M

Maj 25, 2024

New Jersey, USA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat