Atdhetari mërgimtar, Nysret Hajdari: Si ta kemi të sigurt varrin në tokën e popullit tonë!

Kultura

Atdhetari mërgimtar, Nysret Hajdari: Si ta kemi të sigurt varrin në tokën e popullit tonë!

Nga: Sami Arifi Më: 30 maj 2024 Në ora: 06:20
Sami Arifi

Nysreti Hajdari-Fitim Fitimi në mërgatë kishte njohuri se si ushqehet shëndeti personal, njerëzor dhe kombëtar për t’i shkëput prangat, njëherë e përgjithmonë, nga robëria shekullore serbo-sllave siç thoshte ai: „Për të pasur të sigurt varrin në tokën e popullit tonë“.

Nysret Hajdari, përveç që veproi në aspektin politik, kombëtar, ai bëri shumë edhe në fushën e kulturës duke qenë autor i një mori botime librash...

Nysret Hajdari u lind më 10.01.1935 në fshatin Tërpezë të komunës së Vitisë. Nysreti shkollën fillore katër klasëshe e kreu në fshatin e lindjes, dy klasë të gjimnazitë të ulët i kreu në Gjilan, ndërsa klasën e VII dhe të VIII i mbaroi në fshatinë Pozheran, këtë shkollim, e mbaroj gjatë viteve 1945-1955, edhe se ky shkollim për kohën ishte i mjaftueshëm për të punuar mësues, pasi që ai rrjedhte nga një familje me taban kombëtar, atë nuk e lejoi pushteti serbo-sllav të punonte në emër të papërshtatshmërisë politike familjare.

Nysret Hajdari, ishte dhe mbetët, njeriu që asgjë nuk kurseu nga vetja për çlirimin e atdheut nga robëria shekullore serbo-sllav që veproi mbi shqiptarë me një regjim shpirtzijë...

Shtëpia e Nysret Hajdaritnë Prishtinë ishte qendër e aktiviteteve kombëtare të kordinuara në një front favorizues të përbashkët për çështjen kombëtare ku përfshiheshin atdhetarë të dëshmuar përmes veprave të tyre që së bashku me ca studentë të pandalshëm me aktivitetet kombëtare vepruan për lirinë e atdheut...

Hysret Hajdari, edhe se në atë kohë kishte të kryer përgatitjen profesionale për mësues, nuk u lejua nga pushteti serbo-sllav të punoj në profesionin e tij të cilin aq shumë e dashti. Nysreti emigroi në Gjermani si mërgimtar për 17 vite, ai në Gjermani qëndroi gjatë viteve 1968-1985, në rrethinën e Stuttgartit, ku, kishte mbi 3.500 punëtorë shqiptarë. Nysreti ishte i vetmi i cili merrej me arsimim profesional, ku pa shkëputje nga puna përfundon ma sukses shkollimin profesional si teknik i ndërtimtarisë, ai shkollimin e konsideronte interes madhor. Atdhetari Nysret Hajdari në mërgatë kishte njohuri se si ushqehet shëndeti personal, njerëzor dhe kombëtar për të cilat veprimtari i pagoi me burg të rënd nga regjimi serbo-sllav së bashku me djalin e tij Skënderin...

Nysreti veproi, përkundër vështirësive nga armiqtë shekullor serbo-sllav, siç thoshte ai: „Për ta pasur të sigurt varrin në tokën e popullit tonë“.

Nysreti gjatë viteve 1979-1982 bashkëvepron me grupin politik të vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, ai nuk e ndali për asnjë moment veprimtarinë për kauzën e madhe kombëtare, duke vazhduar veprimtarinë e tij së bashku me djalin e tij Skënderin gjatë viteve 1982-1985 me grupin politik të Abdullah Prapashticës, ku ishin Faton Topallit, Osman Osmanit, Fatmir Bajramit, e shumë të tjerë, duke mos kursyer asgjë për lirinëe atdheut.

Nysreti me djalin e tij Skënderi nuk i shpëtoi syrit famëkeq të UDB-së, ata u arrestuan nga sigurimi shtetëror jugosllav në janar të vitit 1986, ku Nysreti dënohet me katër vite burg të rënd, ndërsa Skënderi me tre vite burg të rënd. Veprimtaria e tyre ishte e pandalshme, djali i Nysretit, Skënderi në vitin 1993 për shkak të veprimtarisë ilegale politike dënohet për të dytën herë, kësaj radhe me një vit gurg. Nysreti për shkak të veprimtarisë së tij detyrohet, nga sigurimi shtetëror serbo-sllav, të largohet prej Prishtinës për tu vendosur ilegalisht te motra e tij në qytetin e Shkupit.

Veprimtaria e Nysret Hajdarit është në shumë fusha dimensionale, në aspektin politik, kulturor, dhe mbi të gjitha në aspektin kombëtar, ai është autor i një mori librash në mes të tjerave botoi librat si: “Pozherani Nëpër Përpjekje Historike, Kujtime të Ndritura të Kohëve të Errta në dy vëllime, vëllimi i parë përmban periudhën 1940-1989, si dhe vëllimin e dytë 1989-2017, veprimtaria e tij shumëdimensionale nuk mund të përmbledhet me një artikull gazetaresk.

Atdhetari, Nysret Hajdari-Fitim Fitimi, ishte në ballë të aksioneve në tërë territoret e shqiptarisë për pajtimin e gjaqeve, duke e bërë kështu përgatitjen e homogjenizimit të popullit shqiptar për çlirim kombëtar.

Nysreti Hajdari-Fitim Fitimi, tani jeton dhe vepron, edhe se në moshë, i pandalur në shërbim të kauzës së madhe kombëtare shqiptare, në Zvicër, Nysretit i dëshirojmë shëndet, punë të mbarë si dhe gëzime të pafundme gjatë jetës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat