Me fytyrën drejt Shkëlzenit linda
tek çela sytë e mi,
aty në maje të Shkëlzenit e gjeta
nga gjiri i nanës Kosovë të pi…
E si në një gurrë të pa shterur
në palcë të shkëmbit
vazhdoj të pi i pa ngimë kurrë
qumështin tënd Kosovë
Fjalën e pa këputur
të dheut të Kosovës mora,
në kraharorin e saj të shpuar
bëra vend ngjitë zemre
për djepin tim,
e rrahjet e mia të zemrës
u bënë një me dridhërimat
e përkundjet e
zemrës së saj
Gjumin e jetës
ma vodhën ëndrrat
me lahuta të shkrumbeume,
me shpendsokola të vrarë
në maje shkrepash,
me kulla e oxhaqe të djegura
e lumenj të shfrenuar
prej motit të pa mëshirshëm.
Nga maja e Shkëlzenit,
rojtari më besnik
i shekujve të Kosovës,
me sytë e të nesërmes
më del Kosova përpara,
një tokë e shenjtë
bleruar me ëndrra
e rritur në gjinj zanash
( Nga vëllimi me poezi “Buzëqeshja e së Nesërmes” )
Sami
Sami Mulaj