Arrestohet një person nga Kumanova, kapet me drogë dhe test PCR të falsifikuar

Kumanova

Arrestohet një person nga Kumanova, kapet me drogë dhe test PCR të falsifikuar

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Është arrestuar një 27-vjeçar nga Kumanova pasi është kapur me kokainë, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më 21.09.2021 në ora 18.45 në SPB Kumanovë është arrestuar O.Xh.(27) nga Kumanova. Gjatë kontrollit të policisë, në vendkalimin kufitar Tabanoc, tek ai është gjetur kokainë”.

“Gjithashtu është vërtetuar se gjatë kontrollit të pasaportës, ka dorëzuar test PCR negativ të falsifikuar. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të parashtrohen kallëzime përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat