Mbante luan në shtëpi, arrestohet nga policia

Kumanova

Mbante luan në shtëpi, arrestohet nga policia

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 16:34
Kumanovari mbante luan në shtëpi

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është parashtruar padi penale ndaj një 31-vjeçar nga Kumanova, për mbajtjen e paligjshme të kafshëve të egra.

I njëjti akuzohet për shkelje të nenit 228, alinea 1 nga Kodi Penal.

Për rastin në fjalë fillimisht kanë reaguar organizatat për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, pas çka autoritetet gjatë ditës së djeshme dhe e kanë arrestuar 31-vjeçarin me iniciale S.A

“Gjegjësisht, pas marrjes së informacionit operativ të mëparshëm për mbajtjen e paligjshme të kafshëve të egra, u morën masa dhe aktivitete, dhe pas marrjes së urdhrit të gjykatës, është kryer kontroll në tre lokacione në zonën e Kumanovës, me S.A. është kryer bisedë zyrtare dhe udhëzime të prokurorit publik, kundër tij është ngritur kallëzime penale nga SPB-Kumanovë”, theksojnë nga SPB-Kumanovë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat