Nëna e Diana Kastratit me fjalë rrëqethëse për ditëlindjen e së bijës

Lajme

Nëna e Diana Kastratit me fjalë rrëqethëse për ditëlindjen e së bijës

Nga: A.M. Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 17:27
Diana Kastrati

Diana Kastrati është gruaja që ishte vrarë  nga ish-bashkëshorti i saj Adnon Jashari  me 18 maj të 2011-s.

Në ditën e lindjes së saj e ka kujtuar nëna e saj Makfire Kastrati e cila ka shkruar se ka tetë vite që nuk ia feston ditëlindjen.

Po ashtu, ajo ka shkruar se ka tetë vite që askush nga institucionet shtetërore nuk e ka vizituar atë.

Postimi i plotë i nënës së Diana Kastratit:

 Gjithe naten tkom kujtue, tkom perqaf e eren ta kom ni. Ti ma dhe emrin nane, 35 vite me pare. Ti me gezove mu, babin e gjithe familjen. Tkisha te vogel e mu bane e madhe, femi i shendosh e i lumtur, femi i dashur nga te gjithe. Eh moj none.... qka me thone, kush nuk e din... U bonen 8 vite qe nuk ta feston nona datlindjen, nona ti kom uru gjithmon ma te mirat e botes, po une mbeta pa ty, ti mshkove shume e re qika nones. U bonen 8 vite kurr kush prej shtetit deren sma qeli, me than “nona Dianes, na fal qiken sun ta mbrojtem, edhe pse jemi betu se do e bojm at pune”, u bane 8 vite e edhe vajza tjera po vriten, e shteti po i mbyll syt. Diana ime, deshira nones osht ne me u taku shpejt none, se jeta jem osht shume e vshtir pa ty, qika jem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat