Vdekja e policit në Jarinje po cilësohet e dyshimtë, trupi i pajetë dërgohet në IML

Lajme

Vdekja e policit në Jarinje po cilësohet e dyshimtë, trupi i pajetë dërgohet në IML

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 09:18
Rexhep Sejdiu

Zyrtari policor, Rexhep Sejdiu, i cili punonte në pikën kufitare në Jarinje, ka ndërruar jetë të dielën derisa ishte në ndërrimin e natës. Vdekja e policit është cilësuar si e dyshimtë dhe tashmë kanë nisur hetime.

Sejdiu u gjet pa shenja jete nga mbikëqyrësi i tij, me ç’rast u njoftua Emergjenca dhe një ekip mjekësor doli në vendin e ngjarjes, ku u konstatua vdekja e tij.

Burimet kanë bërë me dije se edhe njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Të njëjtat burime thonë se me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

I ndjeri ishte pjesë e Njësive Speciale të Policisë Kufitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat