Vuçiq: Qëllimi është të paditet populli serb

Lajme

Vuçiq: Qëllimi është të paditet populli serb

Më: 30 prill 2024 Në ora: 19:26
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se qëllimi i hyrjes së Kosovës në Këshillin e Evropës që të “paraqiten paditë kundër serbëve, popullit serb dhe shtetit serb”, por se po heshtet për “shkelje të parimeve elementare dhe njerëzore në Kosovë”.

“Asnjë motiv i Prishtinës nuk është mbrojtja e serbëve dhe pakicave, por Vjosa Osmani ka thënë se motivi kryesor është që familjet të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut për të paditur Serbinë për shkeljen e të drejtës për jetë të të dashurve të tyre, për shkeljen e të drejtës për dinjitet njerëzor dhe të drejta të tjera që kanë të drejtë anëtarët e familjes. Prandaj, të gjithë atyre që thonë se me këtë fitojmë diçka, le t’ua bëjmë të qartë se anëtarësimi në Këshillin e Evropës ka kuptim vetëm me ngritjen e padive dhe aktakuzave të reja kundër serbëve dhe Serbisë. Kjo është arsyeja pse ne luftojmë që kjo të mos ndodhë. A do t’ia dalim, do të jetë e vështirë, por kjo luftë nuk është e lehtë as për ta. Atyre u duhen të paktën 31 vota, besojmë se do të kenë nga 29 deri në 33, kështu që gjërat janë në teh”, ka thënë Vuçiq në një konferencën për media.

Ai i ka akuzuar gazetarët dhe aktivistët gjermanë se arsyetojnë faktin se Kosova nuk mund të formojë Asociacionin, sepse nuk ka komuna serbe”, gjë që Vuçiq thotë se nuk është e vërtetë.

“Sekuenca e parë ishte formimi i Asociacionit, por këto kushte ndryshuan pas “vizitës së çuditshme në Athinë” dhe zonja Bakoyannis nuk e përmend më parandalimin e shpronësimit, formimin e stacioneve ushtarake dhe policore, as Asociacionin”, ka thënë Vuçiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat