Qeveria e Kosovës e ndalon ardhjen e patriarkut Porfirije

Lajme

Qeveria e Kosovës e ndalon ardhjen e patriarkut Porfirije

Më: 13 maj 2024 Në ora: 16:07
Patriarku Porfirije

Zyra për Kosovën në kuadër të Qeverisë së Serbisë ka deklaruar se institucionet kosovare nuk e kanë lejuar Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porifirije, të hyjë në Kosovë.

Në reagimin e lëshuar nga kjo zyrë thuhet se ndalesë për të hyrë patën edhe shtatë peshkopë të tjerë që do ta shoqërorin Porifirijen.

Ata kishin për të marrë pjesë në Kuvendin e Ipeshkvisë së Kishës Ortodokse në Pejë.

“Patriarku serb ishte dashur të kalonte sot në orën 13:30 në Merdarë.

Por në momentin kur ai ishte afër vendkalimit nga Kosova erdhi një ndalim duke thënë se kreu i Kishës Ortodokse Serbe nuk mund të hyjë në hapësirën e Kosovës, ndalimi erdhi 13 minuta para vizitës së paralajmëruar “, thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat