E konfirmon edhe Policia në Prizren: Dy të plagosur në fshatin Gjonaj, të dyshuarit po kërkohen

Lajme

E konfirmon edhe Policia në Prizren: Dy të plagosur në fshatin Gjonaj, të dyshuarit po kërkohen

Më: 22 maj 2024 Në ora: 22:10
Ilustrim

Gazeta raportoi ekskluzivisht për një konflikt mes dy familjeve në fshatin Gjonaj të Prizrenit, që ka përfunduar me rrahje dhe plagosje.

Dy persona u lënduan, njëri me armë zjarri e tjetri me mjete të forta, teksa tashmë rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren

“Sot me datë: 22.05.24 rreth orës 19:40, polica ka pranua informatë për një plagosje me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Njesitet relevante të policisë menjëherë i’u kanë përgjigjur rastit.

Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta dhe të njëjtit janë dërgua për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Personat e dyshuar janë të njohur për policinë e Kosovës dhe njesitet policore janë në kërkim të tyre.

Lidhur me këtë të gjitha veprimet hetimore nga njesite relevante të policisë janë në koordinim me prokurorin e shtetit.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat