Universiteti Sheffield lanson 'Programin për Zhvillim në Karrierë'

Lajme

Universiteti Sheffield lanson 'Programin për Zhvillim në Karrierë'

Më: 28 mars 2015 Në ora: 12:29

Universiteti Sheffield lanson 'Programin për Zhvillim në Karrierë' me qëllim të adresimit të sfidave të ndryshme që studentët MBA i përjetojnë gjatë punës. Ky program ofrohet në katër qytete (Selanik, Beograd,Bukuresht dhe Kiev), ku edhe ofrohet programi Ekzekutiv MBA.
'Programi për Zhvillim në Karrierë' është i dizajnuar me kujdes dhe ka për qëllim që të inspirojë dhe të mbështes studentët MBA gjatë karrierës së tyre.

Studentët MBA bëhen pjesë e këtij programi duke iu nënshtruar testit të vlerësimit “Gallup Strengths Finder”, test ndërkombëtar që ka ndihmuar një numër të madh të profesionistëve në rritje të produktivitetit. Programi aspiron trajnimin e studentëve me qëllim të rritjes së punës ekipore, motivimit të stafit, menaxhimit të konflikteve dhe përfundimisht rritjes së produktivitetit në punë.

'Programi për Zhvillim në Karrierë' drejtohet nga Nikos Lambridis, trajner senior në Lidership me përvojë të konsiderueshme në trajnime dhe zhvillim profesional, dhe gjithashtu ligjërues në Universitetin Sheffield, programin MBA.

Lambridis, në të kaluarën ka punuar me kompani ndërkombëtare si: Coca Cola, Vodafone, Pepesico, Cosmote, Pfizer, GlaxoSmithKline dhe shumë të tjera.

Sipas tij, përmes 'Programi për Zhvillim në Karrierë' studentët do të pajisen me mjetet e nevojshme për të arritur maksimumin e potencialit të tyre në punë, vetwbesimin e duhur dhe inteligjencën emocionale.

Programi Ekzekutiv MBA, ofruar nga Fakulteti Ndërkombwtar i Universitetit Sheffield, është i fokusuar në avancim profesional dhe menaxherial të studentëve me qëllim që të kontribuojnë në avancimin e karrierës së tyre. Programi ofron 6 specializime të ndryshme (Menaxhment, Marketing, Financa,Logjistike, Menaxhim i Burimeve Njerëzore, Menaxhment në Shëndetësi) dhe është i akredituar nga Asociacioni EMBA, AACSB dhe Chartered Management Institute (CMI).

Pas përfundimit të studimeve, studentët do të pajisen me MBA Diplomë nga Universiteti Sheffield, që është ndër 100 universitetet më të mira në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat