Policia e Kosovës (PK) ka arrestuar një person në fshatin Hoçë.
Sipas Policisë i dyshuar bashkë me shoqëruesin kanë penguar zyrtarët policorë që t’i nënshtrohet kontrollit. “Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë copë fishekë të kalibrit të panjohur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është thënë në njoftimin e PK-së.