Dashuria e vërtetë nuk ka lindur nga privimi, por nga pranimi për atë që është

Life style

Dashuria e vërtetë nuk ka lindur nga privimi, por nga pranimi për atë që është

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 13:56
Ilustrim

Në përrallën e Andersen, rosa e shëmtuar lind në mes të rosave të tjera, por është ndryshe. Ato nuk e njohin atë si të njëjtë me to dhe e refuzojnë. Ajo përpiqet t’i bëjë ato ta duan, shpreson të bëhet si ato por nuk mundet, sepse në sfond është ndryshe.

Ajo ndjehet inferiore dhe e përbuzur dhe lufton për t’u pranuar. Por, për aq sa rosa e shëmtuar nuk zbulon identitetin e saj, ajo nuk gjen dashuri. Derisa të zbulojë se është një mjellmë dhe nuk e pranon atë që është, ajo nuk mund të dashurojë me të vërtetë…, as ta dashurojnë.

Rosa e shëmtuar duhet të fillojë një kurs që do ta çojë atë të gjejë se kush është dhe…, kjo do ta lejojë atë të gjejë dashurinë e të tjerëve.

Shumë njerëz përpiqen të tregojnë diçka që nuk janë, ose sepse mendojnë se e duan të tjerët ose sepse nuk u pëlqen ashtu siç janë. 

Ata janë të varur nga mendimi i të tjerëve dhe i kanë shumë të nevojshme duartrokitjet e tyre.

Por dashuria e vërtetë nuk ka lindur nga privimi, duke pritur që të na mbulojë tjetri boshllëqet tona të brendshme ose të na tregojë se çfarë të bëjmë. Ne duam me të vërtetë dikë, vetëm duke e pranuar për atë që është. Vetëm nëse pranojmë veten ashtu si jemi, përfshirë nga plagët tona, ne do të jemi në gjendje të jemi zotër të jetës sonë. Dhe për këtë duhet së pari të njohim vetveten. Dhe kështu të tjerët do të jenë në gjendje, do munden  të na duan fytyrën që ne jemi në të vërtetë dhe…, jo një maskë që kemi krijuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat