Fenomen shqetësues: 150 shkurorëzime në muaj në Kosovë!

Opinione

Fenomen shqetësues: 150 shkurorëzime në muaj në Kosovë!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 13:35
Ismail Muçiqi

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Republikës së Kosovës, gjatë një muaji në Kosovë ndodhin mesatarisht rreth 150 shkurorëzime ndërmjet bashkëshortëve. Ky fenomen, gjithnjë e më shumë, po vazhdon ta rrisë numrin e shkurorëzimeve, dukuri kjo që nuk ka qenë e pranishme në këto përmasa në traditën e familjes shqiptare.

Gjatë historisë, vlerat kulmore të familjes shqiptare kanë qenë besa, buka dhe mikpritja, ndjenjat humane dhe ruajtja e moralit familjar. Me një fjalë, familja ishte institucion i paprekshëm dhe vlerë kombëtare.

Mjerisht, me kalimin e kohës, në emër të proceseve demokratike, në vendin tonë depërtuan kultura të ndryshme nga bota e industrisë së shfrenuar të qendrave metropolitane dhe e rrymave të ndryshme të rokut dhe zhanreve të tjera.

Nuk ka dyshim se fenomeni i shkurorëzimeve, në këto përmasa që po ndodh në Kosovë, është pasojë edhe e edukatës familjare, rrethit shoqëror, sistemit të arsimit dhe edukimit të brishtë, i cili ka pësuar devalvim vite me radhë.

Duhet theksuar se barazia gjinore është një vlerë e rëndësishme, e cila duhet të gërshetohet me harmoninë dhe respektimin e të drejtave të gruas dhe burrit, duke u bazuar në prejardhjen familjare, historikun e prindërve dhe traditat familjare, si dhe duke i ruajtur raportet bashkëshortore me kujdesin më të madh dhe duke respektuar vlerat reciproke të njëri-tjetrit.

Gjenerata e tanishme shpeshherë gjendet në lajthitje, duke vrapuar pas kulturave të ndryshme dhe duke importuar modele të sjelljes që manifestohen në shtetet e Perëndimit. Këto kultura dhe modele nuk janë gjithmonë të dobishme për ruajtjen e vlerave tradicionale të kombit shqiptar.

Koha po tregon se baza ekonomike dhe ligjet e kapitalizmit shpeshherë janë faktorë përcaktues që ndikojnë në raportet bashkëshortore, ku, herë pas here, pikërisht këtu fillojnë mosmarrëveshjet dhe xhelozia ndërmjet burrit dhe gruas, të cilët kërkojnë liri dhe autonomi të pakufishme.

Kjo situatë aktuale, përballë këtij fenomeni shumë të dëmshëm për shoqërinë e Kosovës, kërkon studime dhe analiza sociologjike e shkencore për të gjetur një formulë për parandalimin e kësaj dukurie, e cila po sjell probleme shumëdimensionale në shoqërinë tonë.

Sot, raportet ndërmjet gruas dhe burrit kanë pësuar ndryshime të mëdha, ndërsa sfida kryesore mbetet ruajtja e harmonisë familjare, respektit dhe përgjegjësisë së ndërsjellë në martesë.

Të gjitha këto që i thamë më lart tregojnë se toleranca, respekti i ndërsjellë, kultura e sjelljes dhe komunikimit, si dhe edukata e përgjithshme, duke filluar nga familja e deri te piramida e shoqërisë, janë faktorë përcaktues.

Pavarësisht depërtimit dhe importimit të rrymave të ndryshme kulturore nga bota e jashtme, kombi shqiptar duhet t'i ruajë vlerat e traditës familjare, duke i përshtatur ato me kohën dhe duke mos i humbur parimet e respektit, mirëkuptimit dhe solidaritetit.

Andaj, në fund, më thotë mendja se fenomeni i shkurorëzimeve në shoqërinë e Kosovës është një problem që kërkon përkushtim dhe angazhim të gjith

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat