Zbulohen arsyet se pse zbutësit po ju “shkatërrojnë” buzët

Life style

Zbulohen arsyet se pse zbutësit po ju “shkatërrojnë” buzët

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 23:50
Foto Ilustrim

Gjithmonë kur kemi buzë të thara ose të çara, përdorim zbutës duke menduar se do të jenë sërish të buta e pa kore si më parë. Por, me përdorim të shpeshtë, vëmë re se buzët nuk mund të mbijetojnë më vetë, pa nevojën e një zbutësi.

Por duket se e kemi pasur gabim. Zbutësit me përbërës si acidi hialuronik dhe glicerina e përkeqësojnë gjendjen. Këta përbërës e nxjerrin lagështirën nga lëkura, sidomos në një ambient të thatë, ku avullon.

Të njëjtin efekt kanë dhe zbutësit me mente a përbërës të tjerë cimbitës.

Rekomandohet që të anoni drejt produkteve për buzët që kanë dyll bletësh, gjalpë shea dhe vajra të ndryshëm natyral, pasi nuk e lejojnë lagështirën të largohet nga lëkura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat